“Të vjen keq dhe për tifozët”, drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini: Mehmeti? Di t’ju them që…

Partizani duket se nuk po kalon një moment të mirë pas humbjes përballë Saburtalos me penallti në fazën e parë të eliminatoreve të Ligës së Konferencës. Në një konferencë për shtyp, drejtori i ri sportiv, Elton Marini, tregoi se çfarë parashikon e ardhmja për “Demat”.

ELTON MARINI GAZ DEMI

“Do ta quaja një zhgënjim sportiv. Futbolli është një lojë me emocion. Të vjen keq dhe për tifozët të cilët u munduan me gjithë shpirt të na mbështesin deri në minutën e 120. Në futboll nuk ndodh gjithmonë ajo që parashikohej. Ekipi në pjesën më të madhe ka dhënë maksimumin. Janë gjëra që ndodhin.

Partizani në ADN e saj  nuk ka objektiv tjetër veç se të jetë pretendenti kryesor për titull. Këtë besoj se nuk jam unë i pari që e them, sepse nuk jam unë drejtori i parë në këtë klub. Objektivi nuk ka si të ndryshojë. Me këtë fjali nuk dua të vë në presion asnjë person që punon për klubin Partizani. Ajo që do të shohim është vazhdimësia e 5-6 muajve të fundit nga sezoni që shkoi. Jemi optimist sepse kemi një grup të shkëlqyer djemsh. Janë të talentuar. Kanë dhe pak kohën e tyre për të qenë në maksimumin e tyre, por do të kenë dhe ata kohën që i duhet.

Nuk besoj se duhet të bazohemi vetëm te fjala merkato. Të gjithë presin që të bëjmë lëvizje të mëdha çdo vit. Në opinionin tim si drejtor i ri i kësaj skuadre, idetë janë disi të ndryshme. Duhet të jemi të kujdesshëm. Mua më pëlqejnë modelet ku klubet i japin besim produktit vendas, grupit aktual të lojtarëve. Duhet të kemi shumë besim te grupi i lojtarëve që kemi. Jam i mendimit që projektet afatgjate të japin rezultatet e pritshme.

Alban Hoxha është lojtar i Partizanit. Ka pasur një dëmtim, prandaj u la jashtë. tani e ka kaluar dëmtimin sepse është stërvitur pesë ditët e fundit me skuadrën, kështu që do të jetë pjesë e Partizanit ashtu siç e thotë dhe kontrata.

Mehmeti? Sot që flasim ai vazhdon të jetë pjesë e Partizanit”, u shpreh Marini.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Të vjen keq dhe për tifozët”, drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini: Mehmeti? Di t’ju them që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook