Romelu Lukaku u rikthye te Interi pas një sezoni jo në pritshmëritë e duhura te Çelsi.
Së fundmi gjatë prezantimit të fanellave të reja të Interit për edicionin e ri futbollistik 2022/2023, sulmuesi belg mori mikrofonin dhe deklaroi se u rikthye te Interi vetëm për titullin kampion dhe u shfaq në versionin ultras duke brohoritur korin e tifozëve interist ndaj milanistëve:
“Kush nuk kërcen është kuqezi!”.
29-vjeçari erdhi te Interi në formulën e huazimit të thjeshtë 1-vjeçar.
Në sezonin e fundit me Çelsin në Premier Ligë, Romelu Lukaku u aktivizua gjithsej në 26 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…