EKSKLUZIVE/ “Fati s’na ndihmoi me Dudelanzhin”, Xhixha: Tregojmë se jemi kampionët përballë Zrinjskit

Redon Xhixha do të ndërronte golin e tij me kualifikimin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi bardheblu që shënoi në sfidën me Dudelanzhin në ditën e ditëlindjes flet për atë që ndodhi të martën dhe çfarë pritet nga Tirana në vazhdim. Xhixha pranon se fati nuk ishte me bardheblutë, por skuadra ka për detyrë të tregojë veten në fushën e lojës. Duhet ta pranojmë se Redon Xhixha është zbulimi i sezonit për Tiranën. Ish-sulmuesi i Laçit erdhi te Tirana dhe që në kampionatin e parë e ngriti në katedër. Xhixha deri tani ka shënuar 14 gola, duke kaluar rekordin personal. Ai ka bërë një sezon fantastik, teksa pret një aventurë të madhe në Europë.

xhixha

Redon, edhe 100 vjeç!

Faleminderit!

Shënuat golin e parë në Champions, por nuk ia vlejti, sepse skuadra u eliminua?

Po, arrita të shënoj në Champions. Por ishte e kotë, sepse kur ekipi eliminohet, goli është i pavlerë. Gjithsesi jam i kënaqur për golin dhe i mërzitur prej eliminimit.

Mëkat ishte pjesa e parë ku skuadra shpërdoroi shumë raste për shënim, ndërsa në pjesën e dytë ndodhi…

Pjesën e parë kemi bërë një lojë të bukur. Si skuadër, sulmuam në maksimum. Kishim rastet tona, por ndonjëherë dhe fati nuk të ndihmon. Kjo është e gjitha.

Çfarë nuk shkoi në ndeshjen me Dudelanzhin? Ishte çështje fati apo kundërshtari ishte më i fortë?

Nuk mendoj se kundërshtari ishte më i forte se ne. Por sikur e thashë dhe më përpara, që fati nuk ishte me ne. Them kështu, sepse po të shënonim në pjesën e parë, jam i bindur se do të shikonit një ndeshje tjetër.

Jeni lojtari i bardhebluve që keni shënuar edhe në miqësore dhe në ndeshje zyrtare i pari?

Po, kam shënuar në dy ndeshje dhe goli është mjaft i rëndësishëm për moralin e një sulmuesi. Ama në këto ndeshje të tilla më mirë preferoj që të mos shënoj dhe të kualifikohemi në turin tjetër të Champions League.

Tani do të luani në Bosnjë. Mendoni se është skuadër e kalueshme ajo që do të keni përballë?

Ne do të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Dhe jo vetëm për kaq, por për t’u treguar të gjithëve se kjo Tiranë është kampione e Shqipërisë.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ “Fati s’na ndihmoi me Dudelanzhin”, Xhixha: Tregojmë se jemi kampionët përballë Zrinjskit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook