FOTO/ Milani gati të prezantojë uniformën e tretë, por Seria A e ndalon që të vishet

Milani po bëhet gati për sezonin e ri, me kampionët e Italisë që së fundmi kanë prezantuar uniformën e tyre të parë për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu mediat kanë zbuluar dhe konceptet e kuqezinjve për fanellën e dytë dhe të tretë.

MILAN

Uniforma e dytë pritet të jetë e bardhë me krahët që do të mbulohen nga e zeza dhe e kuqja, një tjetër klasike e Milanit.

Ndërsa uniforma e tretë pritet të jetë një ris nga “Puma”. Me kampionët e Italisë që pritet të veshin një fanellë e cila vjen në ngjyrë jeshile mat të errët.

132

000

Por duket se kjo gjë ka thyer rregulloren e vendosur nga Seria A që do të hyjë në fuqi këtë sezon. Asnjë skuadër nuk do të lejohet të luajë me fanellë jeshile të çdo lloji, përveç se në rastin kur ajo është uniforma e parë, ku hyn vetëm Sasuolo.

Ky rregull ka ardhur nga televizionet që kanë të drejtat e transmetimit, pasi theksojnë se lojtarët nuk dallohen mirë nga fusha e lojës, gjë që është e vështirë për t’u parë në TV, bën me dije “Goal”.

Kjo do të thotë që kampionët e Italisë do të jenë të detyruar të ndryshojnë ngjyrën e uniformës, ose do të mund ta përdorin vetëm në sfidat europiane që Milani do të luajë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

FOTO/ Milani gati të prezantojë uniformën e tretë, por Seria A e ndalon që të vishet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook