Levandovski te Barcelona është e kryer, konfirmimi vjen nga legjenda Boniek

Robert Levandovski do të bëhet një futbollist i Barcelonës. Edhe pse lojtari stërvitet me Bajernin, të gjithë janë të sigurt se etapa e tij në Mynih ka përfunduar dhe së shpejti futbollisti polak do të udhëtojë drejt Katalonjës për t’u vënë nën urdhrat e Çavit,

Boniek.Lewandowski.Polonia.2016.750x450

Mungon një akord mes skuadrave, por në Poloni e bëjnë fakt të kryer. Këtë e thotë edhe një personalitet i madh sportiv si Zgibi Boniek, aktualisht edhe zëvendëspresident i UEFA-s. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti i Federatës Polake të Futbollit, ka bërë “zyrtar” transferimin.

“Që Levandovski do të shkojë te Barcelona është 100% e sigurt. Pyetja është, a është kjo një lëvizje e mirë? Sigurisht financiarisht, po sportivisht? Çfarë mendoni?”, u shkruante ai ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke e bërë fakt të kryer kalimin e lojtarit në radhët e gjigandëve të La Liga.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Levandovski te Barcelona është e kryer, konfirmimi vjen nga legjenda Boniek

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook