Vendosi rekord në Serinë A, mbrojtësi kuqezi firmos për dy vite me “klubin e grave”

Aventurë e re për Angelo Ndreckën. Mbrojtësi i talentuar i përfaqësues Shpresa, ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për dy vite me klubin e Pro Patria në Serinë C italiane.

Ndrecka

Ndrecka bëri emër në vitin 2019, kur u bë lojtari më i ri që debutonte në Serinë A, asokohe me Kievon. Mbrojtësi i majtë më pas u transferua te Lacio, por nuk ia doli të siguronte një kontratë me ekipin e parë të bardhekaltërve, duke u huazuar te ekipi i Teramos ku luajti pak ndeshje në edicionin e kaluar.

angelo-ndrecka-e1657729030823-696x305

Pasi mbylli kontratën e tij me Lacion, lojtari bëri zgjedhjen e radhës për karrierën e tij, duke firmosur me Pro Patrian e cila ka ambicie që në këtë sezon të tentojë ngjitjen në Serinë B. E vecçanta e Pro Patria është që drejtohet nga femra, pasi presidente është Patricia Testa dhe zëvendëspresidente është vajza e saj, Stefania Salmerigo.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Vendosi rekord në Serinë A, mbrojtësi kuqezi firmos për dy vite me “klubin e grave”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook