Atletika shqiptare do të ketë sot një ditë shumë të rëndësishme, pasi në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Luiza Gega do të zbresë në pistë për garën eliminatore të Kampionatit Botëror.
Kampionia kuqezi do të konkurrojë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, teksa starti i garës së saj do të jetë në orën 19:35 me të Shqipërisë (ora 10:35 në Oregon).
Luiza vjen në kompeticionin më madhor të atletikës në një formë të shkëlqyer, ku vetëm disa ditë më parë vendosi rekord kombëtar në disiplinë gjatë Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, aty ku e ndali kronometrin në kohën 9:14.29.
Objektivi i 33-vjeçares në Botëror është kualifikimi për në finale si dhe përmirësimi sërish i rekordit kombëtar.
Kujtojmë se Gega është sportistja e parë dhe e vetme e atletikës shqiptare që ka mundur të shkojë në finalet e një Botërori, teksa shkroi historinë në “Doha 2019”, u klasifikua e nënta në finale.
Luiza gjithashtu mbetet atletja e parë kuqezi që është futur mes finalistëve të Lojërave Olimpike, falë suksesit të regjistruar në Lojtarët Olimpike që u mbajtën një vit më parë në Tokio.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…