Ishin së bashku te Erzeni, Nevil Dede merr me vete mbrojtësin te Dinamo

Dinamo lëviz në merkato. Kryeqytetasve u është bashkuar në stërvitje Dikson Eçe Idakvo, një lojtar që Nevil Dede e njeh mjaft (pasi sezonin e fundit kanë punuar edhe tek Erzeni).

Erzeni festa

27-vjeçari ka qenë pjesë e shijakasve në tri sezonet e fundit, ndërsa më herët ka luajtur edhe te Besa. Një lojtar me të dhëna të mira në prapavijë dhe mbi të gjitha, njeh mirë Kategorinë e Parë.

Ende nuk mund të flitet për një firmë. Situata me nigerianin do të qartësohet vetëm në ditët në vazhdim. Për forcimin e mbrojtjes, kryeqytetasit kishin në plane fillimisht Gëzim Krasniqin.

Por kjo pistë ka rënë poshtë, pasi kavajasi do të firmosë në elitë me Erzenin. Kjo do të thotë se Dikson ka shanse për të qenë pjesë e bluve për sezonin e ardhshëm.

VJEN DENISON

Hose Denison Silva dos Santos “zbarkon” në Tiranë. Sulmuesi anësor ka ardhur të enjten në Shqipëri, ndërsa dje ai i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Braziliani dhe mbrojtësi Ali Samake janë deri tani të huajt e vetëm që i janë bashkuar skuadrës në për gatitjet verore. Pritet që këto ditë të kthehen edhe mesfushori Lansinet Sidibe dhe sulmuesit Arturo Rexhinaldo dhe Stefen Çinedu.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit

 


Loading…

Loading…

Ishin së bashku te Erzeni, Nevil Dede merr me vete mbrojtësin te Dinamo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook