Mikel Arteta është duke ndërtuar një skuadër që të konkurrojë për trofe sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të ngrejë dhe një herë emrin e Arsenalit në Angli dhe në Europë. Gjithsesi, përveç transferimeve, spanjolli ka nxjerrë në shitje dhe lojtarët që nuk i duhen më në ekip.
Njëri prej tyre është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Bëhet fjalë për Nikolas Pepe, i cili erdhi me një bujë të madhe nga Lila në vitin 2019.
Siç bën me dije “Diario de Sevilla”, sulmuesi do të largohet nga “Topçinjtë” për shumë herë më pak se 72 milionë paund, shumë për të cilën ai erdhi në Londër.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…