Robert Levandovski është shumë pranë largimit nga Bajerni i Mynihut pas 8 vitesh.
Sulmuesi polak ka arritur marrëveshjen me Barcelonën, teksa nga sezoni i ri ai do të mbajë veshur fanellën e katalanasve. Së fundmi edhe në kampin e bavarezëve janë të dorëzuar ku vetë Oliver Kahn nëpërmjet “Sport Bild” ka treguar se është gjendur gjuha e përbashkët me Barcelonën:
“Kemi arritur një akord verbal me Barcelonën për shitjen e Levandovskit. Ata na kanë bërë një ofertë të arsyeshme dhe në sulm sapo kemi blerë një lojtar të klasit botëror si Sadio Mane.”, ishin fjalët e administratorit të deleguar të Bajernit të Mynihut.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Bajernit në Bundesliga, Robert Levandovski u aktivizua gjithsej në 34 ndeshje nga ku shënoi 35 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…