“Mbështesim pa rezerva luftën kundër korrupsionit në Shqipëri”, zbardhet takimi i Alibeajt dhe Bardhit me kryeraportuesin për Shqipërinë të CDU/CSU

Whatsapp Image 2022 09 28 At 19.13.29 (2)

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi kanë zhvilluar një takim në Berlin me Peter Beyer, kryeraportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU.

Demokrati Bardhi ka zbardhur detaje nga biseda me kryeraportuesin gjerman të CDU/CSU.

“Peter Beyer është një mik jo vetëm i Partisë Demokratike, por është një mik i mirë i Shqipërisë. E falenderuam për mikpritjen dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë prespektivës europiane të Shqipërisë.
E siguruam se do të mbështesim pa asnjë rezervë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të Partisë Demokratike me aleatet euro-atlantik, si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit.”, shkruan Bardhi.

Arena e Lajmit

“Mbështesim pa rezerva luftën kundër korrupsionit në Shqipëri”, zbardhet takimi i Alibeajt dhe Bardhit me kryeraportuesin për Shqipërinë të CDU/CSU

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook