Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon sot një takim e sindikatat.
Ai bëri thirrje që mësuesit, mjekët e infermierët të organizohen për të ndaluar rrokullisjen e madhe që po ndodh në sistemet jetike për shqiptarët.
Berisha tha se oficerë madhorë detyrohen të bëjnë punë të dyta pasditeve si kamerierë apo roje sigurie, si mënyrë e vetme për të suportuar familjet e tyre.
“Vidheshin me tendera sekrete paratë e maskave dhe të sëmurëve. Ajo që ka përgjegjësi direkte merr mandatin e dytë si ministre. Jam i i vetëdijshëm për gjendjen dramatike të shëndetësisë, por thirrja ime është për mësuesit mjekët e infermierët të organizohen për të ndaluar rrokullisjen e madhe dhe ti dalim zot vetes. Ti dalim vetes zot sepse po shkatërrohen sisteme jetike për shqiptarët, arsimi, shëndetësia. ju siguroj se dy-fishimi i pagës është pak, mbi dyfishimi dhe 3 -fishimi i rrogave do të bëhet kur të vijmë në pushtet. Mësuesit duhet të merrnin 3 herë më shumë pagë se sa marrin.
Oficerë madhorë shkojnë e bëjnë kamarierin pasdite, rojën e sigurisë, sepse nuk mbajnë dot familjen”, tha ai.
Arena e Lajmit