Sot u arrestua urdhëruesi i pengmarrjes/ Shikoni pamjet e rëndë kur Prenga tërhiqej zvarrë nga autorët, momenti kur nxjerrin trupin e pajetë nga ‘Range Rover’-i

Gentjan Funiqi

Ditën e sotme është arrestuar në Spanjë Gentjan Funiqi, një nga personat që urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz.

Një vit më parë emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli pamjet ekskluzive të momentit kur Jan Prenga, 49-vjeç, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë. Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit./ BalkanWeb

Sot u arrestua urdhëruesi i pengmarrjes/ Shikoni pamjet e rëndë kur Prenga tërhiqej zvarrë nga autorët, momenti kur nxjerrin trupin e pajetë nga ‘Range Rover’-i

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook