I ishte premtuar Interit, Juvja mbulon me miliona Bremerin/ Ja si u josh braziliani

K ur dy grinden, fiton i treti. Dhe në ras tin e Juventusit mund të jetë pikërisht kështu, për sa i përket Gleison Bremerit. Nëse Interi dhe Milani nisën një betejë në distancë mes tyre për 25-vjeçarin e “Demave”, bardhezinjtë pa u ekspozuar shumë, duket se kanë kaluar në avantazh bindshëm, nga dita e djeshme.

bremer

Nëse “Djalli” ka hapur krahun prej disa ditësh tashmë, sapo ka mësuar se ankandi për brazilianin nis nga 40 milionë euro, të gjithë mendonin se vetë Bremer i ishte premtuar Interit, pas shumë bisedimeve të ndodhura mes palëve. Por fakti se tratativa për shitjen e Milan Shkriniarit te PSG-ja ka ngecur, madje ka bërë shumë hapa prapa, duke qenë se francezët nga 70 milionët që arritën, tashmë kanë bërë prapakthehu, duke ofruar jo më shumë se 60, është futur bindshëm në lojë Juventusi, që ka bërë një sparkatë të rëndësishme në lidhje me futbollistin.

Pasi kanë njohur edhe shifrat që i garantonin zikaltrit, 3.5 milionë euro në sezon për 5 vite, Juventusi ka bërë një hap gjigant krahasuar me ta, duke shkuar në 5 milionë euro neto në sezon për 5 vite. Madje, edhe për sa i përket kartonit të Bremerit, “Zonja e Vjetër” pritet që të shkojë më lart sesa Interi (35 milionë euro, plus kartonin e të riut Kasadei, i vlerësuar 8 milionë nga milanezët).

Në Torino kanë gati 35 milionë euro kesh, plus 10 milionë të tjera bonuse për pesë sezonet e ardhshme, ku kushti i vetëm është kualifikimi i bardhezinjve në Champions. Dhe mbase kjo mund të jetë lëvizja e duhur që Juvja të gjejë pasardhësin e De Ligtit, për të cilin duket se ka ulur pretendimet nga 90 në 80 milionë euro, pavarësisht klauzolës 120 milionëshe.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

I ishte premtuar Interit, Juvja mbulon me miliona Bremerin/ Ja si u josh braziliani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook