“Më pëlqen shumë, është trekuartist modern”, ish-sulmuesi i thur elozhe Bajramit: E shoh të pjekur për të bërë një hap cilësor

Nedim Bajrami, mesfushori i Kombëtares shqiptare, pëlqehet nga “vjollcët” e Fiorentinës, që janë të interesuar për shërbimet e futbollistit 22-vjeçar.

NEDIM BAJRAMI 2

Vlerësim maksimal për Bajramin ka shprehur edhe ish-sulmuesi Luca Cecconi, i cili në prononcimin e dhënë për “Firenzeviola.it”, ndër të tjera ka deklaruar se shqiptari është gati dhe ka pjekurinë e duhur për të bërë hapin cilësor në karrierë.

bb524ab56476356bbffd06ddb2e21264-40262-eca9014701572fde667585409fd0f258

“Më pëlqen shumë, është një trekuartist modern me cilësi të rëndësishme teknike dhe realizuese. Di të shënojë edhe me një veprim personal. Nuk jam i sigurt se si ta vendos në 4-3-3, duke pasur parasysh paraprakisht Italianon, mund të luante te Saponara si një anësor i majtë që vjen drejt qendrës së fushës.

Për mua mund ta bëjë, por është më shumë një mesfushor i pastër sulmues. E shoh të pjekur për të bërë një hap cilësor, është edhe në Kombëtare. Bajrami duhet të ndiejë besimin tek ai, do ta merrja nëse klubi vërtet dëshiron të fokusohet tek ai, duhet të përfshihet plotësisht”, ka thënë Luka Cecconi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Më pëlqen shumë, është trekuartist modern”, ish-sulmuesi i thur elozhe Bajramit: E shoh të pjekur për të bërë një hap cilësor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook