Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros dhe klubi gjerman Shalke 04 nuk duket se janë shumë të përzemërt mes tyre. Palët janë futur në debat mes tyre, ku nismëtari i zhurmnajës ka qenë mesfushori gjerman i Realit. Arsyeja e kësaj është shumë interesante: këngëtari Ed Shiran.
Britaniku ka dhënë një koncert në Gelsenkirshen, në stadiumin “Veltins Arena”, aty ku zhvillon ndeshjet e saj Shalke 04. Koncerti i 9- të i tij ka qenë një sukses i plotë, por i ka dhënë shkas Toni Krosit të tallet me “Minatorët”. Duke folur për podkastin e të vëllait të tij “Einfach mal luppen”, Kros ka lëshuar një batutë:
“Ed Shiran ka arritur diçka që e kam parë shumë rrallë: që njerëzit të largohen të lumtur nga një ngjarje në stadiumin e Shalkes”. Kjo batutë e tij nuk është pritur aspak mirë nga klubi gjerman. “Të paktën dimë të japim intervista të lezetshme pas ndeshjeve”, ka qenë reagimi i Shalkes, duke i kujtuar Krosit sherrin me gazetaren e “ZDF”-së pas finales në Champions.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…