“Prisni një vit të përgjakshëm”, rrëfimi special i Zhiru: Inter dhe Juve janë përforcuar, por dëshirojmë yllin e dytë

Olivie Zhiru, edhe për respekt të sezonit të kaluar, do të jetë titullari i Milanit. Të paktën në daljet e para të ndeshjeve zyrtare. Francezi ka dhënë një intervistë për një revistë, duke folur për pritshmëritë dhe objektivat e tij me klubin.

Zhiru

Jeni gati për sezonin e ri sepse do t’ju duhet të mbroni titullin?

Po punojmë për të qenë në lartësinë e situatave. Kemi vetëm disa ditë që stërvitemi dhe grupi u plotësua vetëm sot (dje). Në grup ka shumë konkurrencë, një element i rëndësishëm për të qenë një skuadër e fortë dhe për të dhënë gjithmonë më të mirën.

Keni folur me Origin?

Po, patjetër. Ai flet frëngjisht dhe unë po e ndihmoj duke u sjellë me të si një vëlla i madh. Po punon për të qenë sa më shpejt gati dhe mendoj se për Milanin është një përforcim i madh.

Kur u bindët se mund të fitonit titullin?

Ndoshta kur përmbysëm Interin në derbi. Vërtetë që patëm shumë ndeshje dhe luajtëm për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, më duhet të theksoj se titullin nuk e humbëm e as nuk e fituam në atë mbrëmje. Thjesht fituam besim te mundësitë dhe cilësitë tona.

Cilit rival i druheni më tepër në kampionatin e sivjetshëm?

Juvja dhe Interi janë skuadrat që janë përforcuar më shumë. Mendoj se mes atyre dhe nesh do të jetë një betejë e përgjakshme.

E keni menduar ndonjëherë se mund ta mbyllni karrierën te Milani?

Ndihem shumë mirë në Milano dhe jam shumë i lumtur. Nuk dua të mendoj me afate të gjata. I tillë kam qenë gjithmonë e kjo nuk ka lidhje me moshën. Unë argëtohem çdo ditë në të tashmen, por për të ardhmen të shohim. Është e sigurt se dua që tifozët të më kujtojnë si një lojtar të mirë dhe një person pozitiv, çka është gjëja më e rëndësishme.

I keni premtuar bashkëshortes diçka nëse fitoni ndonjë trofe tjetër?

Jo, ende jo. Problemet shtohen kur duhet të organizosh familjen për ndeshjet në transfertë. Vuajta shumë që nuk e mora në ndeshjen me Sasuolon, por pas fitores së titullit e mora me vete në “Casa Milan” dhe kemi foto kujtime shumë të bukura së bashku me fëmijët.

Cila është motoja juaj?

Siç e kam thënë, duhet besuar gjithmonë. Pa besim nuk arrin dot asnjë nga objektivat që mund t’i vendosësh vetes. Duket si diçka bazike, por është shumë e vërtetë.

Keni ndonjë objektiv për sezonin e ri?

Sivjet do ta kemi edhe më të vështirë në luftën për titullin. Megjithatë, do të dimë të jemi në lartësinë e situatave. Jemi gati për të luftuar për titullin dhe për të qëndisur në fanellë yllin e dytë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Prisni një vit të përgjakshëm”, rrëfimi special i Zhiru: Inter dhe Juve janë përforcuar, por dëshirojmë yllin e dytë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook