Rama anulon takimin me ambasadorët e BE-së/ I ftoi në takim për amnistinë fiskale, por i pritën vetëm Ibrahimaj e Balla

Ambasadoret6

Kryeministri Rama kishte thirrur mëngjesin e sotëm një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë për të diskutuar edhe njëherë lidhur me draftin e amnistisë fiskale në vend.

Por pak minuta para nisjes së takimit, kreu i qeverisë ka anuluar prezencën e tij, duke lënë në takim ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për Neës24 pohoi se takimi u mbajt në vilën qeveritare, ndërkohë që fokusi do të jetë amnistia fiskale, një projekt i qeverisë.

Dje Rama e bëri të qartë se qeveria i qëndron dhe do e miratojë amnistinë fiskale, që sipas tij ka të bëjë me legalizimin e parave të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Kjo amnisti ka hasur në oponencën e dhomave të huaja tregtare, mes tyre dhe BE.

Ky skepticizëm qëndron në faktin se nga kjo amnisti mund të legalizohen edhe paratë e pista.

Arena e Lajmit

Rama anulon takimin me ambasadorët e BE-së/ I ftoi në takim për amnistinë fiskale, por i pritën vetëm Ibrahimaj e Balla

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook