“Babai im nuk donte që të bëhesha portier”, Strakosha: E dua Greqinë, por ndihem shqiptar! Ju tregoj çfarë më uroi Bufoni

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thoams Strakosha, është gardiani më i ri i skuadrës së Premier Ligës, Brentford. 27-vjeçari bëhet kështu shqiptari i katërt që do të luajë në Angli, pas Lorik Canës, Armando Brojës dhe Rei Manajt. Në një intervistë të dhënë për klubin, gardiani kuqezi tha fjalët e para për klubin dhe u shpreh i lumtur që do të luajë në Premier Ligë, duke realizuar ëndrrën e tij.

strakosha 1

Si ka qenë dita jote e parë këtu?

Ka qenë e mahnitshme. Plot me energji pozitive. Skuadra, trajneri, stafi kanë qenë të mrekullueshëm me mua. Më kanë bërë të ndihem menjëherë në një humor të mirë. Kështu që jam i lumtur të jem këtu. Dua të stërvitem më shumë dhe të jem në formën më të mirë.

Si ishte seanca e parë stërvitore me skuadrën?

Erdha pak vonë, por pushova pak. Stërvitja shkoi mirë. Duhet të njihesha me skuadrën time të re, me shtëpinë time të re. Mendoj se shkoi mirë. Ndihem shkëlqyeshëm këtu.

strakosha 2

Ke një stil italian të portierëve. Cili është ky stil italian, çfarë do të thotë?

Mendoj se quhet kështu, pasi italianët dinë shumë për portierët. Kështu portierët performojnë në nivelet më të larta. Por mendoj më shumë ka të bëjë gjuha e trupit.

Cili është ndryshimi me portierët e Premier Ligës?

Besoj se ndryshimi është se si portierët lëvizin këtu. Por gjithsecili ka talentin e tij dhe ndryshon shumë kur ti je 25-26.

Ndihesh ndryshe tashmë që ke ndryshuar skuadër, madje dhe kampionat?

Është një ndryshim i madh për mua. Kalova gati 10 vite me Lacion. Gjithmonë i uroj më të mirën. Kam kaluar një eksperiencë të bukur atje. Kam mësuar shumë si një portier. Kam vetëm gjëra pozitive që mund të them për ta. Kështu që për mua është një ndryshim i madh, por është diçka që e kërkova vetë. Dhe më shumë që të vija në Premier Ligë.

strakosha 3

Ke thënë që ëndrra jote është të luaje në Premier Ligë. Si ndihesh tani që do ta bësh vërtet këtë gjë?

Është ndjesia më e mirë që një lojtar mund të ketë. Jo të gjithë lojtarët mund ta kenë mundësinë për të qenë në Premier Ligës, kështu që unë e shfrytëzova menjëherë në momentin që më erdhi dhe jam vërtet krenar. Shqipëria nuk ka shumë lojtarë që luajnë në Premier Ligë, kështu që do të jap më të mirën dhe t’i tregojë të gjithëve se shqiptarët mund të bëjnë shumë mirë në Premier Ligë.

Keni lindur në Greqi, përse keni zgjedhur të luani për Shqipërinë?

E dua shumë Greqinë, është një shtet i mrekullueshëm, por prindërit e mi janë shqiptarë, unë ndihem shqiptar dhe e dua shumë origjinën time. Babai im ishte kapiten i skuadrës Kombëtare. Kjo është diçka e madhe dhe unë e admiroj shumë për këtë gjë që ka bërë. Sidomos në kohët e vështira që kanë qenë atëherë, kështu që jam vërtet i nderuar të jem në skuadrën Kombëtare.

Duke u rritur, ishte babai yt një idhull për ty që të bëheshe portier?

Po, ai ishte arsyeja pse të luaja futboll dhe të bëhesha një portier. Kur ai sillte ndonjëherë disa rroba në shtëpi, unë shkoja dhe i provoja, por më rrinin të mëdha. U dashurova shumë me faktin që të mbroja portën, të isha i rëndësishëm për skuadrën, të kisha një personalitet ndryshe nga lojtarët e tjerë. Kështu që kjo gjë më ka pëlqyer shumë dhe ishte një motivim akoma dhe më i madh që të vija dhe të luaj në ndeshje të mëdha të Premier Ligës.

thomas-foto-strakosha

Meqenëse babai yt ishte portier, mendoj se nuk kishte opsion tjetër që ti mund të zgjidhje apo jo?

Ai në fakt ishte shumë i mërzitur që unë u bëra një portier. Ai nuk donte që unë të merrja këtë rol, sepse më thoshte: “Pse? Të gjithë do të dënojnë ty nëse bën diçka gabim. Ti mund të bësh 10 gjëra të mira, por ata do të mbajnë mend gjënë e keqe”. Ai u përpoq shumë që të ndryshoja pozicion, por nuk ia doli.

Ke bërë debutimin tënd në Kombëtare në të njëjtën ndeshje që Bufoni bëri 100 ndeshje për Italinë. Sa e veçantë ishte për ty që të luajë në një ndeshje kaq të madhe?

Është ndjesi vërtet e veçantë, që kur bëra debutimin me Lacion në moshën 16-vjeçare, më pas debutimin me Kombëtaren. akoma më e veçantë që Bufoni bëri 100 ndeshje zyrtare me Italinë. Ishte ndjesi vërtet e mrekullueshme. Ishte shumë emocionuese dhe për të gjithë familjen time.

strakosha shqiperi

Ju ka thënë ndonjë fjalë Bufoni atë ndeshje?

Po. Ai gjithmonë më ka dhënë respektin e tij. Më ka admiruar si një portier i gjeneratës së re. Do të doja shumë që një ditë të bëhesha si ai, kështu që shpresoj që dhe unë të bëj 100 ndeshje.

Si ndihesh që do të debutosh me Brentfordin?

Jam shumë i lumtur, jam vërtet i emocionuar. Kam pritur për shumë vite që të jem në Premier Ligë. Është një ëndërr e bërë realitet. Kam ardhur në një klub me ambicie të larta. Shpresoj që të jap më të mirën dhe të renditemi në një pozicion më të mirë se sezoni i shkuar.

strakosha brentford

Arena e Lajmit


Loading…

“Babai im nuk donte që të bëhesha portier”, Strakosha: E dua Greqinë, por ndihem shqiptar! Ju tregoj çfarë më uroi Bufoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook