Benzema do të humbasë “Klasiken” në SHBA kundër Barcelonës, ja arsyeja

Rivaliteti mes Realit të Madridit dhe Barcelonës i ka kapërcyer kufijtë e Spanjës. Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të përballen mes tyre në Las Vegas, më 24 korrik, në një miqësore luksi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Por trajneri Ançeloti ka paralajmëruar se kur Reali dhe Barça janë përballë tyre, as që bëhet fjalë për miqësore.

BENZEMA 1

Por në Klasiken që pritet të luhet në SHBA, Reali do të ketë një mungesë të rëndësishme. Bëhet fjalë për ikonën e klubit në sezonin e kaluar dhe kapitenin e ri: Karim Benzema. Mediat spanjolle nënvizojnë se ai nuk do të mbërrijë në formën e duhur fizike përpara takimit te 24 korrikut.

Gjithçka ka ardhur nga vendimi i trajnerit Karlo Ançeloti, i cili i ka dhënë dhe pesë ditë më shumë pushime sulmuesit francez pas një sezoni rraskapitës, ku ai shënoi 44 gola në 46 takime në të gjithë kompeticionet me Realin. Sipas gazetës spanjolle “AS”, Benzema pritet të jetë në fushë për disa minuta në miqësoren e dytë në SHBA, atë të 31 korrikut kundër Juventusit.

Arena e Lajmit


Loading…

Benzema do të humbasë “Klasiken” në SHBA kundër Barcelonës, ja arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook