Napoli është duke kërkuar për një portier të ri pas lamtumirës së David Ospinës që ka detyruar klubin italian të shikojë për alternativa të tjera ku në listën e drejtuesve është edhe portieri spanjoll i Çelsit, Kepa Arizabalaga.
Sipas raportimeve nga “Marca”, 27-vjeçari i cili u transferua te Çelsi në vitin 2018 për 80 milionë euro duke u bërë portieri më i shtrenjtë i historisë është duke kërkuar largimin nga londinezët pasi e ka humbur vendin e titullarit të cilin e mban Mendi.
Napoli është në bisedime me “Blutë” për një huazim 1-vjeçar të Kepës ku italianët dëshirojnë edhe të drejtën e blerjes, ofertë që është duke u shqyrtuar nga ana e Çelsit.
Arena e Lajmit
Loading…