“Sa raste të ndërtimeve pa leje janë referuar në prokurori?”, Salianji pyet publikisht: Kush ia ka lidhur duart Ramës që nuk vepron ndaj oligarkëve të kullave?

309001306 639199127565152 8925925526203345124 N

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama sa i takon qëndrimit të tij dje ndaj ndërtimeve pa leje.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Salianji pyet se kush i ka lidhur duart kryeministrit që nuk vepron me oligarkët e ndërtimeve pa leje.

Mes të tjerash ai theksoi se qeveria është e pafuqishme të kthejë përgjigje brenda afateve siç e parashikon ligji për statusin e deputetit.

REAGIMI I SALIANJIT
Kush ja ka lidhur duart kryeministrit që nuk vepron ndaj oligarkëve të ndërtimeve të paligjshme?
Qeveria është e pafuqishme të kthejë përgjigje brenda afateve siç e parashikon ligji për statusin e deputetit, më shumë se tre javë që janë mekur!
Nëse Rama ka fuqi dhe nuk e pengon asgjë për të zbatuar ligjin, ti përgjigjet publikut:
– Sa është numri i rasteve të ndërtimeve të paligjshme që qeveria, ka referuar në prokurori për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, të parashikuara nga nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal?
A janë referuar në prokurori oligarkët e kullave të paligjshme, nëse po cili?
Cila është arsyeja që ligji nuk vlen për këta?
Pse nuk i rrethon policia ndërkohë që po ja u tregojmë në mes të sheshit paligjshmërinë?
Pse nuk ju afrohen fadromat dhe inspektorët e IKMT?
Pse nuk ka gjoba ndaj tyre?
Nuk mbulohen kullat me thasë! Nuk mbulohet dot paligjshmëria me propagandë!

Arena e Lajmit

“Sa raste të ndërtimeve pa leje janë referuar në prokurori?”, Salianji pyet publikisht: Kush ia ka lidhur duart Ramës që nuk vepron ndaj oligarkëve të kullave?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook