Doli nga akademia e Juventusit dhe luajti me Kukësin ndaj Volfsburgut, vjen firma në kategorinë e pestë italiane

Aventurë e re për portierin shqiptar Entonjo Elezaj, karriera e të cilit nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte ai. Djaloshi shqiptar, i cili doli me vlerësime të shkëlqyera nga akademia e Juventusit, nuk arriti të përmbushte pritshmërinë e madhe që kishte ndaj tij.

elezaj

Ai u aktivizua edhe në Serinë B me skuadrën e Peruxhias por më pas përfundoi në kategoritë e ulëta italiane dhe kampionatin maltez. Ai provoi edhe një eksperiencë të shkurtër në kampionatin shqiptar, duke veshur fanellën e Kukësit, por duke u aktivizuar me këtë të fundit vetëm në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Volfsburgut.

Pas një tjetër eksperience në Maltë, ai ka vendosur që të kthehet në Itali, duke e nisur nga kategoria e pestë ne këtë vend, me fanellën e klubit të Akragas.

Arena e Lajmit


Loading…

Doli nga akademia e Juventusit dhe luajti me Kukësin ndaj Volfsburgut, vjen firma në kategorinë e pestë italiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook