E papritura e Ronaldos, makina e yllit portugez që kërkon largimin nga Junajtid shfaqet në parkingun e ish-skuadrës

Kristiano Ronaldo kërkon të largohet nga Mançester Juantjid dhe këtë ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit. Për momentin portugezi nuk ka akord me asnjë skuadër dhe trajneri Erik Ten Hag ka bërë të qartë se po bën planet me të në ekip. Por një foto e publikuar në Portugali ka hapur një skenar shumë interesant.

15515263720925

Televizioni portugez “Sport TV”, ka publikuar një foto të makinës “Rolls Royce” të portugezit në parkingun e klubit të Sporting Lisbonës. Ky ishte klubi ku Ronaldo nisi karrierën e tij dhe për të cilin ka shprehur disa herë dëshirën që të kontribuojë para se të mbyllë karrierën. Mediat portugeze spekulojnë se Sporting është gati të afrojë në huazim lojtarin dhe kjo foto e vërteton se ka një bisedë konkrete mes palëve.

ffdfgdfgdfg

Pakënaqësia e Ronaldos te Mançester Junajtid lindi fillimisht nga fakti se skuadra nuk ia doli të kualifikohej në “turneun e tij”, Ligën e Kampioneve, si pasojë e të cilës të gjithë futbollistëve iu shkurtua rreth 25% e pagave. Ndaj fotoja e makinës së tij në stadiumin “Jose Alvalade”, në zonën e rezervuar për pjesëtarët e klubit të Sporting Lisbonës, shton edhe më shumë zërat për kthimin e Ronaldos në Portugali, në mënyrë që të kontribuojë për klubin në Ligën e Kampioneve.

Arena e Lajmit


Loading…

E papritura e Ronaldos, makina e yllit portugez që kërkon largimin nga Junajtid shfaqet në parkingun e ish-skuadrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook