FOTO/ Gafa epike e “Nike” pushton rrjetin, i bën reklamë fanellës së Barcelonës me atë të PSG-së

Dikush te “Nike” duket se nuk ka qenë shumë i vëmendshëm në punë. Një postim i fundit në faqen e Twitter të gjigandit të veshmbathjeve sportive po pushton rrjetin dhe është bërë objekt talljesh të shumta.

sdfsdfsdfsdf

“Nike” dëshironte që të reklamonte fanellën e re të Barcelonës për ndeshjet jashtë fushe, e cila është frymëzuar nga Lojërat Olimpike të vitit 1992 që u zhvilluan në qytetin katalanas. “Me fanellën e re të ndeshjeve jashtë, Barça është gjithmonë në shtëpinë e vet në zemër, pavarësisht ku gjendet në botë”, shkruhej në postimin e “Nike” në Twitter.

gfhgfhgfhgf

Por në vend të fanellës së Barcelonës, linku të dërgonte të fanella e PSG-së. Një gafë epike e cila ka marrë menjëherë mijëra pëlqime e shpërndarje, me tallje pa fund të tifozëve. Duke parë popullaritetin që mori ky postim, “Nike” vendosi të mos e fshinte edhe pse i gabuar. Një tjetër mënyrë për të bërë marketing.

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Gafa epike e “Nike” pushton rrjetin, i bën reklamë fanellës së Barcelonës me atë të PSG-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook