Tre 15-vjeçarë, dy grekë dhe një shqiptar, janë arrestuar nga policia në Selanik, pasi dy prej tyre kanë hyrë në një shkollë nga dritarja dhe kanë shkaktuar dëme të vogla, ndërsa i treti mbante speca djegës.
Në fakt, njëri nga dy grekët posedonte një thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në EPAL 1 të Stavroupolit, ndërsa të miturit janë arrestuar nga policia.
Ndaj tyre janë ngritur akuza për dëmtim të pasurisë së huaj, prishje të qetësisë së brendshme dhe shkelje të Ligjit për Armët.
Arena e Lajmit