Mendonin se do të largohej, Hysaj: U shpjegoj të rinjve te Lacio detyrat mbrojtëse

Elseid Hysaj po e nis si protagonist këtë sezon të dytë në radhët e Lacios. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare po luan rregullisht mes titullarëve në radhët e bardhekaltërve në fazën përgatitore e duket se do të jetë pjesë konkrete e planeve të trajnerit Mauricio Sarri për të këtë edicion. Një edicion ku Lacio shpreson të bëjë hapin e radhës, siç shpjegoi vetë Hysaj pas miqësores të fituar 3-1 ndaj Triestinës.

FX45dbJWIAA6zGZ

“Ishte një ndeshje e bukur, me kalimin e minutave u bë pak e dukshme lodhja, por skuadra reagoi mirë. Shpresojmë të vazhdojë kështu.

Në pjesën e dytë, të rinjtë u treguan të aftë, e kanë kuptuar shpejt lojën që kërkon trajneri. Jam i lumtur për të rinjtë, urojmë që të mbërrijmë të gatshëm në fillimin e kampionatit. Herë pas here flas me të rinjtë për t’i ndihmuar me mekanizmat mbrojtëse, por janë vetë të aftë për të kuptuar kërkesat e Sarrit. Shoh më shumë njerëz se vitin e kaluar, të gjithë janë pozitivë dhe është e mirë pasi na shtyn të bëjmë përpara”, tha mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare.

Në fundin e sezonit të kaluar mendohej se Hysaj mund të ishte një nga të sakrifikuarit në merkaton e Lacios gjatë verës. Por klubi ka vendosur të vazhdojë me mbrojtësin shqiptar, pasi është e vështirë të gjendet një lojtar tjetër si ai, që di të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.

Arena e Lajmit


Loading…

Mendonin se do të largohej, Hysaj: U shpjegoj të rinjve te Lacio detyrat mbrojtëse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook