Në Angli e bëjnë të kryer të ardhmen e Brojës, Çelsi zgjidh dilemat dhe vendos një kusht për sulmuesin

Armando Broja do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin anglez të futbollit. Por tashmë në mediat angleze e bëjnë të kryer faktin se ai do të largohet nga Çelsi. Sipas “Daily Mail”, sulmuesi do të jepet huazim në radhët e Uest Hem, edhe pse ky i fundit kërkon ta blejë.

broja celsi

Media e njohur britanike bën të ditur se lojtari do të huazohet përsëri këtë verë pasi Çelsi nuk ka hequr dorë nga ai. Uest Hem tento të blinte lojtarin dhe nisi negociatat, por blutë londinezë insistuan se lojtari nuk është për shitje. Ndaj palët janë shumë pranë akordit për një huazim prej 12 muajsh për futbollistin, ndërsa te Uest Hem do të mundohen që transferimi të bëhet përfundimtar pas këtij viti.

Trajneri Tomas Tuhel ka një vlerësim të lartë për futbollistin shqiptar por për momentin nuk i garanton dot atij minutat e duhura. Ndaj kalimi te Uest Hem në formë huazimi shihet si një tjetër mundësi e lojtarit për të rënë në sy dhe për të treguar se është gati për një ekip të madh. Në radhët e skuadrës së drejtuar nga Devid Mojes, Broja mund të shijojë edhe ndeshjet europiane, pasi Uest Hem është kualifikuar për të marrë pjesë në Ligën e Konferencës.

Arena e Lajmit


Loading…

Në Angli e bëjnë të kryer të ardhmen e Brojës, Çelsi zgjidh dilemat dhe vendos një kusht për sulmuesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook