“Roma 36 mijë abonime, Lacio 8500″/ Lotito kapet me tifozët: Kur e keni ndarë mendjen për të…

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito është i zhgënjyer nga interesimi i ulët që tifozët e Lacios kanë shfaqur këtë sezon në lidhje me abonimet sezonale. Teksa është përballuar me zemëratën e tifozëve bardhekaltër në “Auronzo di Cadore”, Lotito ndër të tjera u shpreh:

lotito.lazio.2022.2023.auronzo.autorgrafi.460x340

“Vetëm rezultatet kanë rëndësi? Ne kemi ndërtuar një Lacio të shkëlqyer, tani ju takon juve të bëni pjesën tjetër. Kur e keni ndarë mendjen për të bërë abonimet?! Kemi mbetur në kuotën e 8500 abonimeve, ndërkohë që Roma ka mbërritur në 36 mijë. Tani do të bëj të njëjtat çmime si Roma për vitin e ardhshëm dhe do të shohim sa abonohen”.

Gjithashtu numri 1 i të kaltërve ia mbylli derën përfundimisht një largimi të mundshëm të yllit serb Milinkoviç-Saviç, duke deklaruar:  “A do të qëndrojë Milinkovic-Savic? Kush tha se e kam nxjerrë në shitje? Jo, harrojeni. Nuk e shes këtë lojtar”.

Arena e Lajmit


Loading…

“Roma 36 mijë abonime, Lacio 8500″/ Lotito kapet me tifozët: Kur e keni ndarë mendjen për të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook