Shumë vodka dhe festat te Reali, ish-lojtari i madrilenëve tregon çmenduritë e karrierës: Çfarë netësh me Guti e Higuain!

Rojston Drente do të kujtohet gjithmonë si një talent i jashtëzakonshëm, por i cili nuk përmbushi kurrë pritshmërinë e madhe që kishte për të. Futbollisti holandez, në rininë e tij vlerësohej si ylli i radhës i Holandës, gjë që shtyu Real Madrid që ta blinte.

shnajder

Por ai do të kujtohet më shumë për jetën jashtë fushe në ato vite, siç e ka pranuar edhe për “RTV Rijnmond” në vendlindje. “Kam kaluar shumë net të këndshme me Gutin, me raste bëheshim bashkë me Shnajder, Robinjo dhe Higuain. Unë dhe Uesli ishim si mishi me thoin dhe e shkelnim vijën e kuqe me raste. Ndonjëherë na bashkohej edhe Higuain”, tregoi lojtari i cili aktualisht është pjesë e Real Murcia.

Por periudhën që ai e kujton me më shumë çudi është ajo kur firmosi për Alania Vladikavkaz në Rusi. Drenthe pranoi që të luante me klubin rus, që i ofroi një pagë shumë të kënaqshme  në vitin 2012, por u largua pas vetëm 6 muajsh pasi jeta atje nuk përshtatej me atë që kërkonte.

sdfsdfsdfsfs

“Vladikavkazi nuk ishte vendi ideal. Është një qytet tërësisht i shkatërruar, nuk mund të bësh asgjë për t’u argëtuar, ndonëse ke shumë para”, shpjegoi Drenthe. Por ai i kujton me “nostalgji” muajt në Rusi ku njohu vodkën.

“Ishin gjashtë muaj për t’u harruar, por vodka… Pinim shumë dhe shpesh, në këtë aspekt, nuk ishte e vështirë që të përshtateshe. Kishim vodka edhe në autobusin e skuadrës. Në Rusi është kështu”, shpjegoi ai.

Arena e Lajmit


Loading…

Shumë vodka dhe festat te Reali, ish-lojtari i madrilenëve tregon çmenduritë e karrierës: Çfarë netësh me Guti e Higuain!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook