Sot, shorti/ Turi i tretë i Ligës së Konferencës! Tirana, Vllaznia dhe Laçi mësojnë rivalët

Vazhdon rrugëtimi europian për skuadrat shqiptare, me UEFA-n që ka publikuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa shorti do të hidhet sot në Nion.

LIGA E KONFERENCES

Tirana, në rast se mposht Zrinjskin, mund të përballet në turin e tretë me një nga skuadrat që janë në minigrupin që i ka caktuar UEFA.

Kështu, kundërshtar potencial nga shorti mund të dalë Shakhtjor Soligorsk ose një nga fitueset e çifteve CFR Kluzh-Inter Klub d’Eskaldes dhe Tobol KostanajLinkoln Red Imps. S

horti në këtë rast është i lirë, pa ndarje në vazo dhe radha e goglave përcakton se kush luan ndeshjen e parë në shtëpi dhe kush në transfertë. Ballkani i Ilir Dajës mund të ketë kundërshtarë kampionët e Polonisë apo ekipe të tjera.

Vllaznia dhe Laçi që gjenden së bashku në një grup rrezikojnë një përballje me Koniasporin e Cikalleshit dhe Çekiçit, me skuadrën turke që është në listën e kundërshtarëve të mundshëm së bashku me disa rivalë tjetër me emër si Slavia e Pragës dhe Rijeka.

Shkëndija dhe Drita gjithashtu janë njohur me rivalët e tyre të mundshëm në rast kalimi në turn e tretë të Ligës së Konferencës. Edhe për ta parashikohen rivalë të rëndësishëm.

L

Arena e Lajmit


Loading…

Sot, shorti/ Turi i tretë i Ligës së Konferencës! Tirana, Vllaznia dhe Laçi mësojnë rivalët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook