“Të gjitha këto ndërtime janë bërë me bekimin e Sulltanit”, deputeti i PD ngre disa pyetje: Vetë ligj dhe vetë Maliq! Sa e thjeshtë të shpëtosh me procedurë burgun dhe katet shtesë

Dash Sula 770x434

TIRANË

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar për çështjen e ndërtimeve pa leje, VKM-në dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Sula shkruan se sa e thjeshtë është të shpëtosh me procedurë burgun dhe katet shtesë! Ai ngre disa pyetje, teksa thekson se të gjitha këto ndërtime janë bërë me bekimin e Sulltanit, dhe kur flet ai dhe jep leje ai asnjë nga administrata apo gjyqësori nuk flet, por kanë vetëm një detyrë, të binden.

Sipas tij, sulltani është vetë ligj dhe vetë Maliq dhe ata që vuajnë janë vetëm qytetarët!

POSTIMI I PLOTË
Sa e thjeshtë të shpëtosh me procedurë burgun dhe katet shtesë!
👉Në Shqipëri javët e fundit jemi bërë dëshmitarë të një absurdi që fyen jo vetëm inteligjencën e qytetarëve të thjeshtë te panjohur me procedurat ligjore, por edhe çdo profesionist në fushën e së drejtës dhe njohës të ligjeve në këtë vend.
➡️Pa i hyrë komenteve nëse a mund të shitet dhe të blihet një produkt i një vepre penale, nëse konsiderohet kontrata e lidhur pastrim i këtij produkti apo jo???
Desha të bëj disa pyetje që në dukje duken retorike, por që kush ka dëshirë dhe mund të përgjigjet.
➡️A konsiderohet ende vepër penale ndërtimi pa leje??
➡️Po kur bën një kontrate me shtetin për t’i shitur ndërtimin pa leje, a ke pranuar de fakto dhe de jure konsumimin e elementeve të kësaj vepre penale?
➡️A është kjo vepër penale e ndjekshme kryesisht nga ana e prokurorisë?
➡️Pse nuk reagon asnjë prokuror?
➡️Nëse prokuroria mendon që këta abuzues që e lidhen kontratën u amnistuan, po këta të tjerët që nuk e kanë lidhur akoma?
➡️Ku janë efektet e drejtësisë së re?
Në kushtet kur asnjë prokuror nuk e merr këtë iniciativë atëherë do të thotë që Sulltani krahas legjislativit, ekzekutivit, përfundimisht drejton 100% edhe gjyqësorin si gjykatë dhe prokurori.
➡️Të na shpjegojnë pak a ka ndjekje penale aktualisht për këtë vepër dhe sa janë në të gjithë vendin?
➡️A ka procese gjyqësore penale për këtë vepër dhe sa janë në të gjithë vendin?
➡️Në qoftë se do të marrin për të mirëqenë faktin se me këtë VKM është amnistuar kjo vepër penale, po vepra penale e shpërdorimit të detyrës nga ana e atyre që e kanë pasur për detyrë konstatimin ndalimin dhe referimin, a është amnistuar?
➡️Pse nuk vepron prokuroria në këtë rast?
👉Pra si rezultat e gjithë kësaj del që të gjitha këto ndërtime janë bërë me bekimin e Sulltanit, dhe kur flet ai dhe jep leje ai asnjë nga administrata apo gjyqësori nuk flet, por kanë vetëm një detyrë, të binden.
👉Sulltani është vetë ligj dhe vetë Maliq. Ata që vuajnë janë vetëm qytetarët!

“Të gjitha këto ndërtime janë bërë me bekimin e Sulltanit”, deputeti i PD ngre disa pyetje: Vetë ligj dhe vetë Maliq! Sa e thjeshtë të shpëtosh me procedurë burgun dhe katet shtesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook