VIDEO/ E pabesueshme por e vërtetë, Aubamejang del lojtari më i dobët te Barcelona në ushtrimin e saktësisë para portës. Plasin talljet

Pierr Emerik Aubamejang pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë të sulmit të Barcelonës në këtë sezon. Futbollisti nga Gaboni ka bindur plotësisht Çavin në edicionin e kaluar dhe me Levandovskin përkrah tij, pritet që të kthejnë Barcelonën te sukseset.

aubamejang

Por stërvitja e sotme e katalanasve në SHBA tregoi se ndoshta sulmuesi duhet të rregullojë paksa shënjestrën nëse do të ruajë vendin e tij në formacion. Çavi kishte përgatitur një ushtrim të veçantë që fillonte me lojtarët që duhej të tentonin të godisnin traversën nga jashtë zonës. Më pas, ata duhej të bënin një cirkuit të plotë me ushtrime të vogla për të mbaruar seancën stërvitore.

Si për çudinë e të gjithëve, ndërsa lojtarët e Barçës me radhë kishin saktësinë për të goditur traversën dhe vazhduar ushtrimin, Aubamejang vazhdonte të mos e godiste atë. Lojtarët filluan edhe të talleshin, me Pike i cili pasi gjeti traversën lëshoi thirrjen “Kjo po që është cilësi”, teksa u nis për të vazhduar ushtrimin.

Aubamejang mbeti i vetëm në fund dhe ndërsa pjesa më e madhe e skuadrës kishte mbaruar të gjithë ushtrimin, ai vazhdonte gjuajtjet. Pas më shumë se 30 tentativash ai ia doli, duke marrë duartrokitjet tallëse nga pjesa tjetër e ekipit.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ E pabesueshme por e vërtetë, Aubamejang del lojtari më i dobët te Barcelona në ushtrimin e saktësisë para portës. Plasin talljet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook