Vrasja e gruas shtatzënë në ambientet e spitalit në Prishtinë, pezullohen katër policë në Kosovë

Svecla 1 600x360

Vrasja e gruas shtatzënë, Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në ambientet e spitalit në Prishtinë  tronditi opinion publik. Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelala Sveçla ka njoftuar se janë pezulluar nga puna katër policë, mes tyre edhe komandanti i stacionit.

Kujtojmë se Sokol Halili pas disa ditësh në arrati bëri vetëvrasje.

Njoftimi:

Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan.

Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim.

Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

Arena e Lajmit

Vrasja e gruas shtatzënë në ambientet e spitalit në Prishtinë, pezullohen katër policë në Kosovë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook