Një tjetër afrim në radhët e Kukësit. Fantazisti Françesko Hasaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Turbinës së Cërrikut në Kategorinë e Parë, i është bashkuar skuadrës së Skënder Gegës, duke firmosur kontratë 3-vjeçare me verilindorët.
Mesfushori 20-vjeçar, ishte një ndër futbollistët më të spikatur te skuadra cërrikase, duke bërë diferencën me talentin e tij, teksa së fundmi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Superiores. Hasaj është produkt i akademisë së Tiranës. Ai është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Gega.
Njoftimi zyrtar i klubit:
Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Françesko Hasaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Hasaj vjen te Kukësi nga Kategoria e Parë, duke qenë se sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Turbinës, duke spikatur me këtë ekip. Klubi ynë ka gjetur akordin me klubin e Turbinës për transferimin e 20-vjeçarit te Kukësi.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Hasaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Françesko Hasaj!
Arena e Lajmit
Loading…