Bajerni ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Levandovskit me polakun që dy ditë më parë finalizoi marrëveshjen për transferimin te katalanasit. Në listën e drejtuesve bavarez është edhe bomberi i Totenhemit, Herri Kejn, ku interesimin për sulmuesin e pranoi edhe vetë drejtori i përgjithshëm i Bajernit, Oliver Kahn.
Në një prononcim për “Bild”, legjenda gjermane e cilësoi Kejn si një sulmues të madh, por që për momentin mbetet një ëndërr dhe se duhet parë çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
“Kejn është nën kontratë me Totenhemi. Është një sulmuesi i madh, por për ne mbetet një ëndërr për të ardhmen.
“Duhet të përqendrohemi te formacioni ynë për sezonin e ardhshëm, të shohim çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Kahn.
Arena e Lajmit
Loading…