Ajo është mjaft e njohur në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram. Mirëpo shumë pak veta e dinë që ajo është edhe gruaja e yllit të Barcelonës, Ousman Dembele.
Po flasim për Rima Edbouche e cila numëron qindra ndjekës në platformat online. Rima është me origjinë marokiene, ndonëse prindërit e Rimës u shpërngulën në Francë kur ajo ishte e vogël dhe ajo u rrit atje.
Në dhjetor, gjatë festave të Krishtlindjeve, Ousman Dembele dhe Rima Edbouche u martuan në mënyrën tradicionale. Dasma e tyre u festua në një mënyrë marokene, pasi kishte muzikë dhe nusja kishte veshur një kaftan tradicional maroken.
Ylli i TikTokut dhe futbollisti nuk dihet saktësisht kur e kanë nisur lidhjen e tyre, pasi jetën personale kanë zgjedhur ta mbajnë shumë të fshehtë. Një detaj interesant mbi Rima Edbouche është fakti që edhe pse është shumë aktive në Instagram, nuk e shfaq kurrë fytyrën e saj.
Kujtojmë që Ousman Dembele është një futbollist profesionist, i cili aktualisht luan për klubin e La Ligës Barcelona dhe kombëtaren e Francës. Dembele është një lojtar kyç për skuadrën e Xavit, i cili e transformoi plotësisht Barcelonën që kur u emërua trajner i tyre në nëntor 2021. Dembele pati një periudhë të vështirë te Barça për shkak të dëmtimeve të tij, por duket se pas martesës ai është një lojtar krejtësisht tjetër.
Arena e Lajmit
Loading…