Mehmeti-Partizani, marrin fund dyshimet për pankinën e të kuqve

Dritan Mehmeti u vendos në krye të Partizanit pas largimit të Ilir Dajës dhe pasi bëri mirë në pjesën e mbetur të sezonit, duke e kualifikuar skuadrën në Europë, diçka që jo të gjithë e besonin, drejtuesit vendosën t’i besonin stolin edhe për sezonin e ardhshëm.

MEHMETI 2

Këtë zhvillim e konfirmoi vetë presidenti i të kuqve, Gazment Demi, në një prononcim të shkurtër për gazetën në fund të sezonit të shkuar.

Gjithsesi, pas eliminimit zhgënjyes nga Saburtalo në raundin e parë të Ligës së Konferencës dyshimet për qëndrimin e Mehmetit te Partizani u bënë sërish prezente dhe në skenë u rikthyen emra si ish-trajneri i Kukësit, Diego Longo, apo një emër i madh si Serse Kozmi, i cili para fundit të sezonit pati një takim me presidentin Demi dhe shkrepën një foto së bashku. Kaq mjaftoi për të shtuar zërat për një emërim të mundshëm te Partizani të ish–trajnerit të skuadrave si Udineze, Xhenoa apo Krotone në Serinë A.

KONFIRMIMI – Gjithsesi, gjithçka ka mbetur në kuadrin e thashethemeve, sepse edhe një herë presidenti Gazment Demi ka vënë veton për Dritan Mehmetin dhe ka vendosur të vazhdojë t’ia besojë 42-vjeçarit timonin e skuadrës.

Presidenti ka bërë një analizë të tijën dhe ka dalë në konkluzionin se trajneri nuk është fajtori kryesor e i vetëm dhe ka parë te Mehmeti cilësitë për ta çuar skuadrën drejt titullit në sezonin e ri.

Demi e ka treguar në mënyrë të vazhdueshme se ka një konsideratë të veçantë për Mehmetin dhe këtë po e shfaq edhe me besimin që po i jep.

Pas këtij konfirmimi, Mehmetit i lind detyra e vështirë për të lënë pas disfatën me Saburtalon dhe për të nisur punën bashkë me drejtuesit për ndërtimin e një skuadre të denjë për titullin kampion.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Mehmeti-Partizani, marrin fund dyshimet për pankinën e të kuqve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook