Rama vlerëson Veliajn për komunitetin rom në Tiranë: Jetojnë në kushte shumë më të mira

Rama 111

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për vëmendjen që i ka kushtuar përmirësimit të kushteve të jetesës së komunitetit rom.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari, Rama theksoi se falë punës së “Lali Erit, ata jetojnë në kushte shumë më të mira”.

“Po e filloj nga komuniteti rom, Ky përshkrim i komunitetit rom, është një përshkrim që vjen si një kujtim nga e kaluara. Komuniteti rom në Tiranë, falë punës së bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, falë punës së bërë nga Lali Eri, jetojnë në kushte komplet të tjera, shumë më të mira”, tha Rama.

Krahas hapjes së qendrave komunitare, Bashkia e Tiranës ka edhe disa programe sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë, si banesat sociale, bonusi i qirasë etj.

Rama vlerëson Veliajn për komunitetin rom në Tiranë: Jetojnë në kushte shumë më të mira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook