Tritol në murin rrethues të vilës së biznesmenit në Sarandë, policia: Si ndodhi ngjarja

Policia Sarande 840x440 1 770x403

Policia e Sarandës ka reaguar për shpërthimin me tritol ne nje banese.

Në objektin 3-katësh në pronësi të Lefter Lefterit alias Afez Kulla ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarëshe e 54-vjeçarit. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa me parë ka qenë punonjës i administratës publike. Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tritol në murin rrethues të vilës së biznesmenit në Sarandë, policia: Si ndodhi ngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook