Vijon të stërvitet vetëm në pishinë, zbulohet kur Ibrahimoviç do të firmosë me Milanin

Zlatan Ibrahimoviç u operua dhe vijon fazën riaftësuese pranë liqenit të Gardas në Itali. Në fillim të gushtit ai do ta vijojë këtë proces në “Milanello” për të qenë sa më shpejt gati për Milanin.

IBRAHIMOVIC

Sidoqoftë, prania e tij në fushë nuk mund të hamendësohet përpara vitit 2023. Sidoqoftë, kampionët e Italisë i kanë propozuar suedezit një kontratë të re njëvjeçare e cila do të nënshkruhet këtë javë.

40-vjeçari deri në vitin 2023 do të marrë një pagë modeste prej 1.5 milionë eurosh, teksa do të ketë gjithashtu bonuse të shumta që janë ofruar nga klubi në bazë të arritjeve individuale dhe ekipore.

Drejtuesit i janë mirënjohës sulmuesit për kontributin e dhënë në këto dy vite, ndaj edhe pavarësisht dëmtimit të rëndë, nuk kanë hequr dorë nga ai. Të gjithë në klub e vlerësojnë së tepërmi rolin e tij në ringritjen e Milanit.

Në tetor Ibra do të mbushë 41 vjeç dhe për të do të jetë sezoni i katërt me fanellën kuqezi.

Tetë golat e vitit të kaluar ndikuan jo pak në ecurinë e ekipit në fazën e parë, teksa prania e Ibrës u ndie edhe në nivel karizme, me shokët e ekipit që karikoheshin nga prezenca e suedezit i cili edhe i dëmtuar qëndronte gjithmonë në stol për të dhënë mbështetjen e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Vijon të stërvitet vetëm në pishinë, zbulohet kur Ibrahimoviç do të firmosë me Milanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook