Bylisi planifikon test me Dinamon, priten afrime nga Brazili dhe Afrika

Skuadra e Bylisit ka mbyllur dy javët e fazës përgatitore me një ndeshje miqësore, ku mundi të premten e shkuar Tomorin me shifrat 1-0 në Berat dhe ku trajneri Jeton Beqiri dhe stafi i tij u dhanë më shumë hapësira lojtarëve të skuadrës U-21 dhe atyre nga ekipi U-19, të cilëve u ka kaluar mosha.

bylis

Siç është bërë e ditur edhe nga klubi, ata do ta vijojnë karrierën me ekipin e parë U-21 ose do të huazohen për më shumë hapësira. Ballshiotët kanë kthyer edhe sulmuesin Renato Spahiu, shtatlartin 23-vjeçar, që ka qenë në huazim pikërisht te Tomori i Beratit, ndërkohë që kujtojmë se mallakastriotët edhe në pjesën e dytë të sezonit huazuan në Sarandë Klaus Alinanin, që luan si mesfushor difensiv.

Gjithsesi, në Ballsh duket se tashmë presin afrime në merkato dhe pritet që këtë javë me shumë mundësi të mbërrijnë edhe 3-4 lojtarë nga Brazili. Ndërkohë, si zakonisht priten edhe prurje nga Afrika, kryesisht Nigeria, një shtet ku mallakastriotët kanë pasur sukses duke i promovuar dhe më pas duke i shitur elementë, që vijnë nga akademi të njohura të shtetit afrikan. Nga Bylisi deri më tani zyrtarisht janë larguar lojtarët Xhoi Carkanji, si dhe brazilianët Biringueta dhe Ananias, ndërsa është huazuar Roland Shkreli, i cili spikati me ekipin U21, bashkë me brazilianin sulmues Barboza Rafael.

TESTI I RADHËS – Bylisi ka menduar që të luajë sfidën e dytë miqësore dhe këtë herë në Ballsh do të jetë mysafire skuadra e Dinamos, sipas planit që kanë bërë drejtuesit e skuadrës mallakastriote dhe asaj blu. Ballshiotët e kanë miqësoren e dytë këtë ndaj “nëndetëses”, ndërsa pritet që sfida me blutë të jetë edhe si një barometër për të parë se deri ku janë me përgatitjet djemtë e Jeton Beqirit, me këtë të fundit që duket se do të vijojë vitin e tij të dytë në Ballsh me Bylisin.

Mallakastriotët vitet e fundit kanë krijuar stabilitet me trajnerët, ku vjet ishte Veljko Dovedan, i cili punoi për tri sezone radhazi. Më pas stoli u pasua te Jeton Beqiri falë një marrëveshjeje me presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj. Gjithsesi, është kohë merkatoje dhe të papriturave nuk u mbyllet dera në asnjë moment.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Bylisi planifikon test me Dinamon, priten afrime nga Brazili dhe Afrika

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook