Delarxh bën diferencën por nuk mjafton, Egnatia mundet në miqësoren e parë të fazës përgatitore

Testi i parë i Egnatias në fazën përgatitore është mbyllur me një humbje 4-2 përballë Strugës, në stadiumin e kësaj të fundit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra rrogozhinase po zhvillon atje fazën përgatitore dhe do të zhvillojë edhe tre ndeshje të tjera në ditët në vijim.

egnatia

Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova, e nisi duelin me Sherrin në portë, Fangajn, Atandën, Sadikin dhe Mustën në mbrojtje; Selitën, Zejnullahun dhe Hysenin në mesfushë; si dhe Mihanën, Xheksonin dhe Camajn në sulm. Skuadra e Strugës dominoi takimin duke shënuar katër gola, deri në hyrjen e Delarxh në pjesën e dytë. Sulmuesi bëri diferencën duke shënuar dy herë, ndërsa shpërdoroi edhe një penallti për të shkurtuar diferencën në sfidën që u mbyll me suksesin 4-2 për ekipin vendas.

egnatia

Skuadra nuk është ende e plotë, pasi në ditët në vijim do t’i bashkohen futbollistë që nuk kanë nisur ende fazën përgatitore si Agbekpornu apo Pedro Augusto.

Struga Trim Lum – Egnatia 4-2
Golat:
F.Tahiri 21’ (11-m), B.Ibraimi 50’ (11-m), F.Jusufi 54’, Z.Merxhani 61’ / D.Delarxh 70’, 78’

FATMIR EFICA – Arena e Lajmit


Loading…

Delarxh bën diferencën por nuk mjafton, Egnatia mundet në miqësoren e parë të fazës përgatitore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook