“Nuk m’u duk i çmendur”, neutralizoi autorin që sulmoi Berishën, flet Breçani: I kërkova telefon, por më tha…

Brecani

Ish-shefi i policisë  Erzen Breçani, i cili ishte krah Sali Berishës në momentin kur u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu, ishte po ashtu një ndër personat që e neutralizoi dhe shoqëroi të riun drejt selisë blu.

Në studion e Opinion, Breçani tha se gjatë kësaj kohe u njoftua policia. Po ashtu ai tregoi se e kishte pyetur 31-vjeçarin përse e sulmoi Berishën dhe përgjigja që kishte marrë ishte: “Bëra atë që duhej bërë”.

“Ky personi edhe kur shtrihet në tokë përsëri vazhdon dhunën, reagon kundër bodigardëve… Vetë pozicioni nuk kishte punonjës policie afër. Dhe ne e morëm, njoftuam sallën operative. U njoftuan erdhën punonjësit.

I kërkova mjet identifikimi, s’kam tha. I kërkova telefon, nuk kishte. Ai tha vetëm: Bëra atë që duhej bërë. Nuk tha asnjë fjalë tjetër”.

Gjatë kohës që e shoqëroi, ashtu sikurse edhe gjatë 10 minutave që qëndroi në PDBreçani po ashtu tha se nuk iu ishte dukur se 31-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor: “Ky nuk m’u duk se ishte i çmendur me thënë të drejtën”, tha Breçani.

“Nuk m’u duk i çmendur”, neutralizoi autorin që sulmoi Berishën, flet Breçani: I kërkova telefon, por më tha…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook