Publikimi i të dhënave sensitive, Ministri i Brendshëm: Lista nuk është pjesë e databazës së sistemit MEMEX, po hetojmë me Microsoft dhe FBI

8de0012e D34c 4b75 9896 81b728c7ce78

Pas Policisë së Shtetit edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se listat e publikuara sot nga hakerat iranianë me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare nuk janë pjesë e bazës së të dhënave të sistemit MEMEX. Ai shtoi se hetimet po vijojnë bashkë me Microsoft dhe FBI.

“Lista që është publikuar e them me garanci të plotë që nuk është databaza e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Ju e dini që na kanë sulmuar. Jemi në hetim, kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft që do rrinë këtu përgjatë. Sistemet do rikuperohen të gjitha.

Kemi rikuperuar shumë sisteme në kohë rekord. Ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot nuk është pjesë e databazës së sistemit Memex. Po hetojmë bashkë me FBI”, ka deklaruar ministri Çuçi teksa po hynte në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e sotme.

Publikimi i të dhënave sensitive, Ministri i Brendshëm: Lista nuk është pjesë e databazës së sistemit MEMEX, po hetojmë me Microsoft dhe FBI

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook