Ramadani: Misioni im te Flamurtari s’ka mbaruar, prisni afrime nga… Shkodra

Behar Ramadani ka ardhur me mision të qartë në Vlorë. E kishte ndarë mendjen që kur erdhi verën e shkuar, se do të qëndronte për të ngjitur ekipin në elitë. I qëndroi besnik fjalës së dhënë, por mendon se premtimi do të përmbushet vetëm kur ta çojnë Flamurtarin aty ku e ka vendin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori jep edhe një gjysmëlajm për merkaton. Ai, Gocaj dhe Pjeshka nuk do të jenë shkodranët e vetëm në kampin kuqezi…

RAMADANI

Edhe një tjetër vit Vlorë, pse kjo zgjedhje?
Patjetër që po. Do të vazhdoj të jem pjesë e Flamurtarit. Kjo në fakt nuk është rastësi apo një zgjedhje e momentit. Dua të sqaroj që kam ardhur me ide të qarta në Vlorë që verën e shkuar. Ne të gjithë bashkë kemi marrë përsipër ta rikthejmë Flamurtarin aty ku e ka vendin dhe ndaj jam këtu të jap kontributin tim. Kjo është e gjitha. Ky është misioni im dhe i të gjithëve bashkë.

Sërish tre shkodranët bashkë, ju, Gocaj, Pjeshka… Keni një koment për këtë?
Po, të paktën deri tani, jemi të tre që kemi filluar përgatitjet. Por të shohim mos do të shtohet numri i shkodranëve në ditët në vazhdim.

Ju thoni që do të ketë prurje të tjera nga Shkodra?
Të presim se çfarë do të ndodhë. Nuk i dihet kurrë. Edhe mund të shtohemi.

Si ndihen shkodranët në Vlorë?
Ndihemi shumë mirë, si në shtëpinë tonë. Puna jonë si futbollistë kjo është. Por këtu në Vlorë jemi vërtet të kënaqur. Jemi shumë të respektuar nga të gjithë. Vlora pastaj është një qytet i mrekullueshëm. Ndihemi shumë mirë.

Çfarë premtohet nga drejtuesit për këtë merkato?
Premtimi i vetëm që është bërë është se në ekip do të këtë ndërhyrje me përforcime cilësore në ato pika ku drejtuesit e shohin të nevojshme. Kam shumë besim, pasi drejtuesit e klubit po bëjnë një punë shumë të mirë në merkato. Do të kemi një skuadër shumë të kompletuar dhe mjaft konkurruese.

A do të ngjiteni në Superiore sezonin e ardhshëm?
Është shpejt të thuash do ngjitemi apo jo, por ne do të bëjmë maksimumin që Flamurtari vitin që vjen të jetë në Superiore. Për ne, kjo nuk është vetëm një detyrë, por një sfidë dhe mision.

Mendoni se kampionati bëhet më i vështirë me skuadra si Dinamo, Skënderbeu etj.?
Sigurisht që do të jetë kampionat i vështirë, pasi ka ekipe shumë të forta. Janë ekipe që në fushën e tyre është e vështirë të marrësh pikë dhe këtu nuk po flas vetëm për Dinamon e Skënderbeun. Por ne do jemi aty nga dita e parë deri në ditën e fundit, për të arritur objektivin që kemi. Nuk ka rëndësi se cilin kundërshtar do të kemi përpara.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ramadani: Misioni im te Flamurtari s’ka mbaruar, prisni afrime nga… Shkodra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook