Qytetarët e konsiderojnë sjellje hakmarrëse të kryeministrit Edi Rama shembjen e “Prestige Resort” dhe e dënojnë ashpër këtë sulm.
Ata shprehen se Rama goditi në mënyrë të shëmtuar një biznes të ligjshëm dhe fjalën e lirë.
Disa nga mendimet e qytetarëve:
Lezhë
-Qeveria e prishi Prestige Resort për tekat e veta. Është cënuar fjala e lirë. Nuk ka drejtësi këtu
-Një punë të tillë mund ta bëjnë vetëm talebanët, ata fusin tritole e shkatërrojnë. ne jemi për ndërtim jo për shkatërrim. Shyqyr që po mbushet vendi me ndërtesa të tilla po zbukurohet, por ky vend nuk zbukurohet se po ikin të tërë. Pa diskutim që është cënuar fjala e lirë. Ai i ka marrë të gjitha pushtetet. Nuk len askënd me çu kokën. Kjo është Shqipëria që po shohim sot.
-Është një krim i madh, e dinë ata qeveritarët, ama punë më kriminale nuk ka më. Duhej të mos ishte lejuar, ose të pritej gjykata, por jo me prish atë. S’ka diskutim që po sulmohet media dhe fjala e lirë.
-Për ta prish është kollaj, por është zot për ta bërë. Është një soj si të prishës shtëpinë time, tënde. Është gabim i madh, çështje partie. Çdo bukuri që bëhet duhet të ruhet. Rama e ka bërë për shkak të inatit, e kam ndjekur këtë çështje. Gabim e ka Edi Rama, ai ka larguar aq njerëz sa nuk ta merr mendja
Durrës
-Është një krim i madh, e dinë ata qeveritarët, ama punë më kriminale nuk ka më. Duhej të mos ishte lejuar, ose të pritej gjykata, por jo me prish atë. S’ka diskutim që po sulmohet media dhe fjala e lirë.
-Për ta prish është kollaj, por është zot për ta bërë. Është një soj si të prishës shtëpinë time, tënde. Është gabim i madh, çështje partie. Çdo bukuri që bëhet duhet të ruhet. Rama e ka bërë për shkak të inatit, e kam ndjekur këtë çështje.
-Poshtërsi shumë e madhe, i ka bërë të gjitha. Prishi teatrin,. Lëri portin e Durrësit që është me shekuj… Kryeministri Edi Rama është psikopat
-Po c’ti themi ne atij. Ai nuk pyeti asnjë. Se unë që e bëj një ndërtesë, e kam me leje. Ky është gabimi i qeverisë, sepse shkon e prish? Mos i jep leje ta bëjë fare.
-S’të vjen mirë kur e shikon, gjithë ata punëtorë ngelën pa punë atje. Mirë nuk ka bërë
-Është skandaloze, si duket kjo është pushtim. Fëmijët i kam jashtë shtetit s’e s’ka jetesë këtu
-Më la një shije të hidhur, të turpshme, është fatkeqësi për vendin tonë. Nuk ndjejmë siguri. Kjo nuk më pëlqen hiç. Në një kohë kur ata kanë shkuar kanë pushuar atje… mund të përdorej për popullin, që për më tepër ishte me leje dhe kjo është e turpshme, pavarësisht bindjeve politike që mund të kesh… të hedhësh mundin e tjetrit ashtu? Zoti do t’i vrasë një ditë
-Kryeministri ka mbaruar si kryeministër, është kryeministër banal. Nëse e ka pa leje merre jepja popullit, jam fukara unë dhe futem atje. Bandit anë hedhur shumë lekë atje. Ai e ka humbur fare.
-Edi mesa shikoj nuk është në terezi fare. Aty ishin 200 vetë që punonin, është fatkeqësi, ky popull ka nevojë të mblidhet bashkë
-Kjo është shumë e rëndë, la 200 familje pa punë, i braktisi. Qeverisje e keqe, nuk ke ça i bën më kësaj pune
Gjirokastër
-Moment i vështirë për shqiptarët, ambientin konfliktual që kanë krijuar politikanët, për keqqeverisjen e Ramës që ka kapur me prokurori, me media me çdo gjë. Është krijuar një ambient shumë i frikshëm për shqiptarët, është bërë ‘ngrysesh në demokraci e gdhihesh në diktaturë’. Varfëria bën kërdinë, rinia po ikën, shkolla po mbyllen, shkatërrime në masë, tritole. Krim makabër që ka bërë karshi ‘Prestige’ kundër një mediaje të mrekullueshme, por ja që u godit edhe pse kishte leje. Prishi një mrekulli, një hakmarrje verbale, me një fjalë këtij njeriu psikopat s’kemi çi bëjmë, është psikopat. Është gjynah që Shqipëria qeveriset nga një psikopat. Njerëzit e shkretë nuk dinë nga t’ia mbajnë. Vendi është boshatisur, dhe unë që më shikoni këtu jam vetëm, fëmijët kanë ikur jashtë për bukën e gojës
Lushnje
-Ka dalë burri më i poshtër, më gjakpirësi… populli iku, ka ngel mosha jonë. Krimineli më i madh i shkatërrimit të popullit është Rama
-U nxitua shteti. Ndërtim me letra… ta konfiskonte, pse ta prishte gjithë atë shpenzim. Ai mund ta kërkojë, dhe ta fitojë, dhe në kurriz të popullit do bjerë
Shkodër
-Me prish nuk është mirë, kurrë. Hajër nuk ka ajo prishje.
-Ai e ka bërë këtë punë për korrupsionin e vet, se nuk i kanë dhëne hise, kur nuk merre hise Rama kështu bën, kur s’ka ndërtim për vete, i prish tjetrit ndërtesën me leje të rregullt. Por ky popull duhet të çohesh, Rama duhet të rrëzohet një orë e më parë.
-Mendoj se nuk është gjë e drejtë nëse nuk zbatohet ligji, po nuk u zbatua ligji Shqipëria nuk ecën para. Ligji para çdo gjëjë, kjo presion. Për Resortin është gabim
-Ai resort ka një pasqyrim dhe për turizmin, i ka bërë punë turizmit, ka qenë një pikë e njohur për turizmin shqiptar. Problemet e tij në kuptimin e autoritarizmit të cilit nuk i shërbejnë ndoshta për momentin. Kjo është e tepruar, hyn në dëshirën tënde, kujton se je gjithkush, kjo nuk bën. Duhet ndryshuar mënyra e qeverisjes. Kur ti qeveris me forcë, me autoritarizëm, normalisht dalin plane të tjera, sepse një shtet demokratik duhet të qeverisë me logjik dhe jo me forcë
-Skandali më i madh për gjithë shqiptarët. Ai e ka bërë me forcat e veta, pa bërë poshtërsira… është një skandal, nëse pasnesër mund të vijë te shpia jote, e imja.. nuk ndodh kurrë në botë. Ai nuk ka qeverisë. Është tu qeveris për vete, ministrat dhe deputetët,
-Është një masakër, është një paralajmërim që ta dinë të gjithë shqiptarët se ky vend po braktiset. Për hotelin, me pagu paret ai që e ka shemb dhe t’i kërkojë falje pronarit.
Elbasan
-Ndikoi jashtë mase keq për popullin, që e jemi një popull kaq i vuajtur dhe kur prishet ajo, që është një pasur kombëtare që u prish, dhe nuk duhej të ishte prishur. Nuk është dëmtim vetëm një personi, nuk duhej të ishte prishur
-Kur prishet një objekt shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirë, dhe është me dokumente, me letra, dhe kur qeveritarët kanë ngrënë e pirë, është një jo gabim, por faj i rëndë nga shteti. Duket që ishte hakmarrje politike meqenëse se këto stacionet televizive e kritikonin qeverinë për gjithçka që bënte
Korçë
-Është një gjë absurde, me leje… nuk e di çfarë ndodh dhe çfarë behët këtu. Edhe mediat, edhe opinioni publik e dënon, është gjë e shëmtuar shumë.
-Që të arrish të prishësh një hotel aq të bukur, aq me vlerë, që ka kontribuar edhe për ata që erdhën andej dhe hëngrën aq muaj pa lekë, është poshtërsia më e madhe që është bërë. Të arrish që t’i vësh minat, kjo nuk i falet
-Veprim skandaloz, ka këto mediat ai dhe e kundërshtojnë atë. dhe ai i do mediat pas vetes, e për këtë vepron në këtë mënyrë për t’i shkatërruar biznesin. Mbaj mend kur i shembën pishinat, u skandalizuan turistët që ishin aty
Berat
-Një objekt që ngrihet nuk duhet ët prishet sepse aty hidhen miliona lekë dhe ti e prish, që është edhe me leje. Por edhe ato që janë pa leje, pse e lë ti qytetarin të ngrejë objektin? Ky veprim shumë i gabuar, ai duhet ta dëmshpërblejë atë, se ai me leje ishte, objekt i madh ishte… është inat personal
-Gabim i madh! Jam teka, inate të kryeministrit këto që u prish. Se ai kishte shkuar atje dhe kishte çuar afganët, sot u kujtua për ta prishur?! Janë gabime të kryeministrit. Shkeli firmën e tij me këmbë, njeri pa tru, njeri gjysmak nga mendja, një i sëmurë psikik këto gjëra bën
-Një qen bir qeni, është inatçi, hakmarrës. Shumë gabim
-Gjynah se ai ka derdhur gjithë atë djersë atje duhej të kishte menduar të mos e prishte. Ai që është në krye të shteti nuk duhet të ecë me inate, pastaj ai dhe kishte firmosur…
Vlorë
-Gjëja me e keqe, ditë më të zeza po kalon kombi
-Është e gabuar. Le ta merrte ta shfrytëzonte shteti, por mos ta prishte
-Ajo ishte shumë e gabuar që u prish
-Një gjë e bukur që e ndërton s’ka pse prishet. Më vjen gjynah që ndodh në Shqipëri… kjo është situata që njerëzit largohen nga vendi se janë të qejfmbetur