Të ndarë në shtëpi! Trajneri Ten Hag zbulon se nuk flet me Kristiano Ronaldon

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik Ten Hag, ka pranuar se nuk ka folur ende me Kristiano Ronaldon që kur ylli portugez i kërkoi largimin gjatë merkatos së verës. Dhe për më tepër, nuk e di se kur lojtari do të kthehet në dispozicion të tij, edhe pse kanë mbetur më pak se tre javë nga fillimi i sezonit të ri.

ronaldo ten hag

Ronaldo mungoi në turin e Junajtid në Tajlandë dhe Australi, zyrtarisht për çështje familjare, por një vendim që u mor menjëherë pasi klubi bllokoi përpjekjet e tij për t’u larguar nga “Old Trafford” gjatë merkatos së verës.

Trajneri pranoi sot se nuk di asgjë më shumë rreth situatës së futbollistit për faktin e thjeshtë se nuk ka komunikuar me të, por e priste në stërvitje sapo të ishte në rregull.

“Për Ronaldon mund të them të njëjtin status si javën e kaluar në Bangkok. Asnjë ndryshim”, tha Ten Hag, duke pranuar kështu si një javë më parë se nuk kishte kontakte me lojtarin. “Ai po stërvitet dhe mendoj se të gjithë e dimë që Ronaldo është një profesionist i madh dhe do të jetë gatshëm. Ky është shqetësimi i fundit që kam”, theksoi ai para gazetarëve.

Megjithatë, trajneri holandez insiston se po mendon të ndërtojë një skuadër përreth pesë herë fituesit të “Topit të Artë” edhe pse stili i tij i lojës ku të gjithë bëjnë presing, mund të mos i shkojë shumë për shtat Ronaldos.

“Mendoj se Kristiano është i aftë ta bëjë, në karrierën e tij ka treguar gjithçka. Unë kam bërë kërkesën time, ne duam të luajmë në një mënyrë të caktuar, një lojtar i madh mund të kontribuojë dhe Ronaldo është një lojtar i madh në skuadrën tonë. Lojtarët janë ata që diktojnë mënyrën se si luan, sidomos lojtarët që shënojnë gola pasi ata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për një ekip, Ti ndërton ekipin rreth tyre”, pranoi trajneri.

Arena e Lajmit


Loading…

Të ndarë në shtëpi! Trajneri Ten Hag zbulon se nuk flet me Kristiano Ronaldon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook