Teuta nuk gjen dot kundërshtar për miqësore, zhvillon test brenda grupit

Teuta ka zhvilluar ditën e shtunë një test brenda “familjes”, në stadiumin “Niko Dovana”, ku durrsakët mbyllën dhe dy javët e para të fazës përgatitore. Qëllimi ishte testimi i ekipit dy ditë përpara nisjes në Korçë. Duke mos gjetur kundërshtar, stafi teknik ka vendosur të organizojë një miqësore brenda grupit.

TEUTA

 

Trajneri Arapi i ka ndarë ekipin në formacione, teksa njëra ka luajtur me uniformën e parë dhe tjetra me të dytën. Në pjesën e parë ekipi me uniformë të bardhë kishte në përbërje lojtarët kryesorë. Dema ishte portieri për këtë skuadër, ndërsa Qirko ishte garanti i portës për kundërshtarët. Formacioni me fanellën e bardhë në pjesën e parë kishte në përbërje lojtarë titullarë si Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Idrizaj, L.Beqja, Muka L.Vila, E.Vila, Hebaj, Oshafi. Aktivizimi i këtij të fundit ishte një surprizë e këndshme, sepse beratasi mundi të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

Ndërsa në ekipin me fanella blu janë aktivizuar fillimisht lojtarë, si: Kurti, Hoxha, Gecaj, Gruda, Kapllani apo Hoxhaj. Gjithsesi, formacionet nuk kanë qenë stabël, pasi trajneri Arapi i ka ndryshuar shpesh lojtarët në ekipe dhe pozicione. Pjesa e parë e testit brenda grupit prodhoi dy gola. Sulmuesi i sapoardhur, Aldrit Oshafi dhe Emiliano Vila shënuan për skuadrën e veshur më fanellë blu. Teksa sa për statistikë, e gjithë ndeshja u mbyll 2-0.

Arena e Lajmit


Loading…

Teuta nuk gjen dot kundërshtar për miqësore, zhvillon test brenda grupit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook