“Basha të bëjë transparencë”, Berisha për financimet ruse: Akuzat janë personale! Nga arka e PD nuk ka hyrë apo dalë asnjë qindarkë

Sali Berisha444343

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur mes të tjerash edhe për Lulzim Bashën dhe financimin nga rusët.

Ai u shpreh se ish kreu i demokratëve Basha duhet të bëjë transparencë mbi këtë çështje.

“I vetmi koment për Lulzim Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze.

Nuk kam komunikuar por komisioni i krijuar për këtë qëllim do ti japë të drejtën të shpjegojë aktakuzën e rëndë personale që është e faktuar se nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD.

Nga arka nuk ka hyrë e as ka dalë asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë. Tani nuk janë gazetarët e Mother Jones, por shërbimet inteligjente.

Me Bashën kam vetëm këtë problem, për sa kohë ai është anëtar i PD-së dhe deputeti i grupit të PD-së ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Basha të bëjë transparencë”, Berisha për financimet ruse: Akuzat janë personale! Nga arka e PD nuk ka hyrë apo dalë asnjë qindarkë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook